Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, sot në selinë qendrore të partisë në Shkup priti shefin e misionit të OSBE-së në Shkup, Ambasadorin Klemens Koja .

Në takim pos zhvillimeve politike pas referendumit, gjithashtu u diskutua edhe për mundësitë e zgjidhjes së krizës politike në vend.

Kryetari Gashi siguroi Ambasadorin Koja se Lëvizja BESA këtij procesi nuk i qaset nga përfitimet e poenëve politike, por se është seriozisht e angazhuar që Marrëveshja e Prespës të votohet në Kuvend, të fillojë implementimi dhe anëtarësimi i vendit në NATO dhe EU.