Ministri i Arsimit dhe Shkencës, dr. Arbër Ademi, sot është takuar me sekretarin shtetëror të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës, shkëlqesinë e tij z. Mati Antonen dhe me Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë, z. Perti Ikonen.

Këmbimi i mendimeve për çështje esenciale që lidhen me avancimin e sistemit arsimor në Maqedoni, ishin në fokusin e këtij takimi. Ministri Ademi, nga ana e tij, i njoftoi mysafirët me planet për reformat në arsimin fillor, gjë për të cilën përfaqësuesit finlandez shprehën mbështetjen e tyre. Me këta hapa, sikurse u vlerësua bashkërisht, “Republika e Maqedonisë është duke ecur në rrugë të mbarë drejt ngritjes së një sistemi cilësor arsimor, në të cilin janë të integruar vlerat bashkëkohore evropiane të arsimit”.

Gjatë takimit u fol edhe për bashkëpunimin e deritanishëm mes Republikës së Maqedonisë dhe Finlandës, në sferën e arsimit. Në këtë drejtim, ministri Ademi informoi për aktivitetet aktuale dhe reformat që po implementohen nga ana e Ministrisë të Arsimit dhe Shkencës. Ndërkaq, nga pala finlandeze u prezantua sistemi arsimor i atjeshëm, që përbën një prej modeleve më të mira arsimore në botë.