Capital T është një ndër artistët me më shumë projekte muzikore në klasifikim. Reperi, i cili ka patur një vit tepër aktiv duke prodhuar shumë muzikë të re, gjendet në “The Top List” me 7 projekte momentalisht.

Njëra prej këtyre këngëve është bërë pjesë e listës këtë javë dhe bëhet fjalë për prurjen e tij më të re muzikore, “Bomba”. Kjo këngë, në të cilën artisti ka preferuar të vijë “solo”, është publikuar vetëm një javë më parë dhe menjëherë është bërë pjesë e “The Top List”.

Për muzikën e kësaj kënge është kujdesur Rzon ndërsa Lorenc Aliaj, i njohur si Avaxus ka bërë Mix & Master. Falë sugjerimeve të shumta nga ana publikut, kjo këngë është futur menjëherë në listën zyrtare të “Top Awards”, duke zënë vendin e 86-të.

Por a është “Bomba debutimi më i dobët i Capital T në “The Top List”?

Nga një analizë e kryer për hyrjet e reja të artistit gjatë gjithë javëve është vënë re se “Bomba” nuk është debutimi i tij më i dobët pasi kënga që është renditur “me keq” në “The Top List” ka qenë “Across the world”, një bashkëpunim me Cliqme X Capital T & Koach2.0, e cila është renditur në vendin e 100-të.

Projektet e tjera të Kapos si: “Pasha jeten”, “Hatixhe”, “Andiamo”, “Pse po ma lun lojen”, “O ma” dhe “Lejla” renditen përkatësisht në vendet e 27-të, 41-të, 44-t, 51-të, 54-t dhe 55-të.