Pjesëtaret e policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë- stacioni policorë Gostivar, dje (29-tetor) rreth ora 11 e 45 minuta, kanë arrestuar 47-vjeçarin B.C. nga Gostivari, i dënuar me tre vite burg, për kryerje të veprës penale ,,moskujdesje dhe maltretim ndaj fëmijës së mitur,, ( neni 201 nga Kodi penal i Republikës së Maqedonisë).

Pas arrestimit dhe mbajtjes në Stacionin policorë Gostivar, të realizuar me urdhër të gjykatës, personi B.C. është dorëzuar në burgun e Tetovës për vuajtje të dënimit.  thuhet në raportin e policisë.