Është kompletuar java e dytë në fazën e grupeve të Europa League, ku u shënuan një lumë me gola.

Plot 41 gola të shënuar në 11 ndeshjet e mbrëmjes, ku nuk munguan edhe rezultatet surprizë.

Me Tomas Strakosha në tribuna dhe me dy kartona të kuq, Lazio është poshtëruar në transfertë nga Eintracht Frankfurt.

Gjermanët arritën të shënonin një fitore të rëndësishme për fatet e grupit.

Ata fituan me rezultatin 4-1 duke marrë kreun e grupin H në kuotën e 6 pikëve.

Në takimin tjetër të këtij grupi Marseille nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në transfertë ndaj Apollon.

Fitore të rëndësishme arriti dhe Chelsea. Londinezët mposhtën minimalisht 1-0 MOL Vidi dhe marrin kreun e Grupit L.

Më poshtë mund të shihni rezultatet e ndeshjeve të mbrëmjes së sotme të Europa League.