Juventusi ka zyrtarizuar zgjatjen e kontratës për portierin Carlo Pinsoglio deri në qershorin e vitit 2020

Portieri 28 vjeçar është produkt i akademisë së Juves dhe është lindur dhe rritur në Moncalier, afër Torinos.

Ai ka kaluar sezonin 2016-17 në Latina, derisa më parë ka qenë i huazuar edhe në Livorno, modena, Vicenza dhe Pescara.

Pinsoglio ka pasur vetëm një ndeshje garuese me fanellën e Juventusit, si zëvendësues për 27 minuta në fitoren 2-1 te Serie A në fitoren kundër Hellas Verona më 19 maj 2018.

Ai është zgjedhja e tretë pas Wojciech Szczesny dhe Mattia Perin.