Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Andrej Zhernovski gjatë pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të 73-të të KB-së dje në Njujork, me ftesë të Sekretarit shtetëror të SHBA-së Majk Pompeo, mori pjesë në darkën tradicionale vjetore Transatlantike.

Në këtë tubim, pjesëmarrës ishte edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, si dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini, të cilët pa asnjë dyshim konfirmuan se dera e Maqedonisë në NATO është e hapur.