Ka forca që nuk duan referendum të suksesshëm më 30 shtator, tha zëvendësministri i jashtëm Andrei Zernovski, pa e saktësuar se për kë bëhet fjalë. I pyetur nëse kanë informata për përpjekjet për interesin rus dhe ndërhyrje, Zhernovski tha se vendi nuk ka alternativë B, por se plani është anëtarësimi në NATO dhe BE.

Nuk janë të gjithë të lumtur me këtë skenar që po ndodh në Maqedoni dhe në rajon. Por, do të them se ne duam me të gjithë t’i kemi marrëdhëniet pozitive. Ne kemi marrëdhënie historike me Rusinë, por nuk kemi plan B dhe nuk kemi alternativë, rruga jonë është BE dhe NATO. Ka forca dhe qarqe që duan të shohin skenar tjetër, por kjo na jep edhe më shumë sinjal për të vazhduar në këtë rrugë”- deklaroi Andrej Zhernovski , zëvendësministër i Punëve të Jashtme.

Mbetet edhe ky hap për t’u bërë në një plan politik për të përfunduar këtë histori me NATO-n. Obligimet e Maqedonisë nuk do të ndryshojnë shumë në aspektin e pjesëmarrjes në operacionet paqeruajtëse, atë që edhe tani e bëjmë ku merr pjesë NATO”- u shpreh Stojan Slavevski nga  Marshall Qendra Maqedoni

Përvojat e Shqipërisë thonë se NATO i duhet sa ma shpejtë edhe Maqedonisë.

Këto qëndrime u prezantuan në konferencën ndërkombëtare “Kërcënimet Transnacionale të Sigurisë” të mbajtur në Ohër, të organizuar nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare./Alsat-M