Aktori i njohur turk Can Yaman deklaroi muajin që shkoi se është më origjinë nga Shqipëria, gjë që bëri të jetë një nga aktorët më të komentuar në media.

Së fundmi 28 vjeçari u bë pjesë e thashethemeve për shkak të ndarjes së koleges së tij Demed Ozdemir.

Aktorja Demed Ozdemir i dha fund lidhjes me të dashurin e saj aktor, dhe u përfol se shkaku ishte Can Yaman, pasi ai dhe Demet kishin rënë në dashuri me njëri tjetrin.

Lajmi u mohua direkt nga Demet duke thënë se ajo dhe Can ishin thjeshtë miq.

Mesa duket aktorja ka thënë të vërtetën pasi mediat turke zbuluan se Can Yaman është në lidhje me një bukuroshe tjetër.

Ajo quhet Rabia dhe punon konsulente stili.

Rabia dhe Can nuk e kanë konfirmuar lidhjen e tyre por ky lajm ka pushtuar mediat turke.

Rabia prej dy vitesh ka qënë e lidhur me aktorin turk Sukru Ozyildiz por çifti është ndarë këtë vit.