Pas ndeshjes kundër Wolvesit, Jose Mourinho i kishte thënë Pogbas se ai nuk ishte i veçantë, por ishte thjesht një lojtar i mirë. Pas kësaj, Pogba i kishte kritikuar publikisht taktikat e portugezit.

Ndeshjen e fundit të Premierligës, Manchester Unitedit kishte barazuar me rezultat 2-2 kundër Wolves në Old Trafford. Ky barazim ka bërë që skuadra e Jose Mourinhos të mbetët tetë pikë prapa asaj të Jurgen Kloppit, që radhiten në vendin e parë në tabelën e Premierligës, përcjell Gazeta Express.

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Jose Mourinho e kishte kritikuar francezin Pogba, duke i thënë se ai nuk ishte i veçantë,

“Ti je një lojtar i mirë, por nuk je një lojtar i veçantë”, i kishte thënë Mourinho Pogbas në zhveshtore.

Pas kësaj, Pogba, në një intervistë për media, i kishte kritikuar publikisht taktikat e portugezit, duke thënë se ata duhet të sulmojnë më shumë kur janë duke luajtur në Old Trafford. Kësaj deklarate, Mourinho i ishte përgjigjur duke i thënë francezit se ai nuk do të jetë më kurrë kapiten i skuadrës, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe vetë portugezi.

Ndërsa, sot, Sky Sports ka publikuar një video ku shihet marrëdhënia e tensionuar mes portugezit dhe francezit, gjatë një seance stërvitore në Carrington.