Ishin tre persona që më dhunuan, mësohet të jetë shprehur në dëshminë e tij dhënë për efektivet e policisë biznesmeni Andrea Zoga.

“Sot, në ambientet e Spitalit të Traumës nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr.2, i është marrë kallëzim shtetasit A.Z., banues në Tiranë, i cili ka kallëzuar se më datë 18.09.2018, rreth orës 23:30, në hyrje të një kompleksi pallatesh në rrugën ‘Medar Shtylla’, tre persona të panjohur e kanë goditur me grushte duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe janë kryer veprimet proceduriale përkatëse dhe materialet do ti referohen për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale ‘Plagosje e lehtë me dashje e kryer në bashkëpunim’, parashikuar nga neni 89/2 i Kodit Penal”, njoftoi zyrtarisht Policia e Tiranës.

Dhuna ndaj biznesmenit nga Tirana: Një bandë më masakroi, dyshoj se kanë lidhje me vëllanë

Është dhunuar mesnatën e sotme biznesmeni nga Tirana, Andrea Zoga, pronar i disa fast food-ve dhe restoranteve në Tiranë. Ngjarja mësohet se është shënuar në mesnatë dhe Zoga është dërguar në spital me plagë në kokë dhe në trup.

Sipas dëshmisë së biznesmenit personat që e kanë sulmuar ishin me një makine tip ‘Golf’. Ata i kanë zënë pritë pranë banesës së tij në rrugën “Merdar Shtylla” dhe e kanë sulmuar.

Në një intervistë për News 24 ai u shpreh se motiv mund të jetë bërë një konflikt që vëllai i tij ka me disa persona të tjerë për çështje pronësie.

“Bëhet fjalë për një konflikt për pronën. Mbi këtë pronë është ndërtuar pallat dhe i vëllai ka detyrim ndaj këtyre personave. Jam kërcënuiar dhe më parë.

E kam cuar çështjen në prokurori. Zonja e mbyll këtë çështje pa e rihapur fare pasi nuk gjen prova. Sot pas një muaj pasi është mbyllur çështja, dark një bandë që të dhunon në mes të rrugës. Skam asnjë konflikt tjetër. Kam 20 vite në treg. Jam një nga sponsorat e ambasadës amerikane.

Dallova vetëm dy persona me kapele që kishin ulur kokën që po drejtoheshin drejt meje, që mos ti njihja. Më pas 4 persona më sulen. Bëra denoncim në policia dhe tek kryeministri. I falënderoj.

Kërkoj që të merren masa për këtë rast. Skam asnjë konflikt. Ka kamera sigurie. Kur më erdhën për të folur i thash nuk flas me tim vëlla prej vitesh nuk kam lidhje me këtë histori ju lutem më lini rehat. Para disa kohësh më kërcënuan me jetë, sot e bënë realitet”, tha ai.

Ai deklaron se nëse nuk gjen zgjidhje për këtë çështje, do të largohet nga vendi.