Kryeministri Zoran Zaev sot e priti për vizitë shefin e sapoemëruar të Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Klemend Koja.

Në takim, Zaevi u falënderua për bashkëpunimin shumëvjeçar të frytshëm me OSBE-në dhe shprehu gatishmëri për vazhdimin dhe avancimin e këtij bashkëpunimi.

Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, ai gjithashtu e theksoi edhe rolin e veçantë të cilin OSBE-ja e ka në ekzistencën e demokracisë në Maqedoni, si dhe stabilizimin e shtetit pas periudhës turbulente dhe të krizës përmes së cilës ka kaluar Maqedonia, si dhe kontributi që kjo organizatë e dha në mbështetjen e përpjekjeve të vendit që t’i zbatojë reformat e domosdoshme edhe në përmirësimin e dialogut ndëretnik.

“OSBE dhe Misioni në Shkup është faktor i rëndësishëm për Qeverinë e Maqedonisë, sidomos në procesin e implementimit të axhendës së filluar reformuese. Në këtë drejtim presim se bashkëpunimi i njëjtë i afërt dhe konstruktiv do të vazhdojë në bazë të gatishmërisë së dëshmues të misionit që t’i asistojë Qeverisë së Maqedonisë në arritjen e qëllimeve strategjike, anëtarësimit në BE dhe NATO”, tha kryeministri Zaev në takimin me ambasodorin Koja.

Gjithashtu, ambasodori Koja theksoi se edhe në të kaluarën, kjo organizatë, mbetet mike e Maqedonisë edhe në të ardhmen, e gatshme të ndihmojë atje ku mundet që të mbahet fokusi i reformave të filluara në vend.