Punë e madhe po i ndodhë Maqedonisë dhe gjithçka që bëjmë, e bëjmë me zell të madh, me angazhim dhe dashiri të madhe, theksoi kryetari i Qeverisë së RM-së, Zoran Zaev në tubimin e sontëm qytetar në Dmeir Hisar.

Ai tha se na janë hapur të gjitha dritaret, na janë hapur të gjitha dyert në mënyrë që të integrohemi në BE dhe në NATO.

“Përfundimisht pas 27 viteve u pjek koha dhe jam i bindur në vendimin e drejtë sepse besoj deri në qiell, besoj se populli ynë do ta konfirmojë këtë vendim më 30 shtator”, theksoi Zaev.

Заев Демир Хисар

Në tubimin në Shtëpinë e kulturës “Ilinden” në Demir Hisar, zaev i sqaroi hollësitë nga Marrëveshja me Republikën e Greqisë.

“Me Marrëveshjen e arritur gjuha jonë përfundimisht do të njihet nga të gjithë. Gjuha maqedonase do të ejtë gjuha e 26-të zyrtare në BE dhe gjuha jonë so të jetë gjuhë e BE-së, sipas të cilës do të përkthehen të gjitha dokumentet zyrtare edhe në gjuhën maqedonase, si edhe në gjuhët e shteteve të tjera anëtare të BE-së dhe nuk do të ndodhë më në raportet evropiane kur na i dërgoninj, të shkruajë ‘gjuha juaj, shteti juaj’…” tha Zaev.

Me BE-në dhe NATO-n vijnë rregulla evropiane. Evropë do të thotë edhe ne duhet të jemi evropianë, profesionistë të vërtetë me produktivitet të shtuar dhe t’u shërbejmë qytetarëve sipas rergullave evropiane. Vetëm në atë mënyrë, ne me të vërtetë do të jemi popull produktiv i cili do të jetojë në mënyrë dinjitoze dhe nga puna e vet.

Në takim me qytetarët në komunën Demir Hisar, kryeministri Zaev u përgjigj edhe në ypetje të parashtruara dhe së bashku me deputeten e Kuvendit të RM-së, Irena Stefoska u bënë thirrje qytetarëve të Demir Hisarit të dalin masovikisht në referendumin më 30 shtator dhe të votojnë “për”.