Kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën kushtuar lirisë së mediave në rajon, tha se nuk ka dëshmi për ndikim rus në Maqedoni.

“Nuk kam dëshmi për ndikim rus këtu. Federata ruse është mike e Republikës së Maqedonisë dhe nuk ka asgjë kundër integrimit të Maqedonisë në BE, por hapur është kundër NATO-s. Dhe këtë e tregojnë shumë qartë. Ne po përpiqemi të sqarojmë se për ne nuk ekziston alternativë, përveç integrimit të tërësishëm në BE dhe NATO. Duam të ndërtojmë miqësi me të gjitha vendet dhe me Federatën ruse kështu që besoj se tërë ajo që paraqet sqarim të miqësisë në Maqedoni do ta kuptojnë edhe miqtë nga Rusia sepse qytetarët tanë do mbeten në këtë përcaktim”, tha kryeministri i cili merr pjesë në Konferencën “Ditët e mediave – BE Ballkani Perëndimor”.

Zaev theksoi se është i njoftuar me informacionet për rrjetet e profileve të cilët përhapin lajme të rreme në rrjetet sociale dhe mediat tradicionale dhe tha se shpreson që do të “mund t’i mësojmë hollësitë”, por ai nuk ka identifikuar vende të cilat përhapin lajme të rreme.

Kryeministri e përsëriti mbështetjen e tij për vetë rregullim të mediave.

“Jam ithtar i vetë rregullimit sepse gazetarët dhe punonjësit mediatik e dinë më mirë si ta bëjnë këtë ndërsa ne si politikanë dhe qeveri jemi këtu këtë vetëm ta mbështesim në mënyrën në të cilën mendojnë se kjo është më e mira”, tha kryeministri duke treguar mbështetje për SHGM dhe për Këshillin e Etikës të Meidave dhe tërë atë që e zhvillojnë si politika të tyre këtu në Maqedoni që t’i kundërshtojnë lajmet e rreme, por edhe të gjithë dukurive devijuese në gazetari”, tha Zaev.