Ëndërrojmë të gjithë që 27 vjet dhe sot përfundimisht jemi të gatshëm ta realizojmë ëndrrën tonë, të sigurojmë ardhmëri evropiane për fëmijët tanë dhe brezat pas nesh. NATO-ja dhe BE-ja na kanë bashkuar të gjithëve, sepse këtë aspiratë përfundimisht kemi shans ta kapim dhe të jemi krenarë se kemi arritur sukses, porositi kryeministri Zoran Zaev në tubimin para selisë së Delegacionit të BE-së, në organizim të Koalicionit Së bashku për Maqedoni evropiane.

Mijëra qytetarë, tha Zaev, sot kanë dalë të dërgojnë porosi serioze në kohë të vërtetë, porosi se duam ardhmëri, se duam Maqedoni evropiane!

“Kjo është përgjegjësi e gjeneratës sonë. Prej nesh varet ardhmëria e Maqedonisë sonë, të fëmijëve tanë. Askush tjetër për ne nuk mund ta marrë këtë vendim. Unë e di se populli ynë multietnik është seriozisht i gatshëm para një vendi i të madh dhe do të qëndrojë në seriozitetin e vendimit. Do të sigurojmë ardhmëri për fëmijët tanë. Do të sigurojmë ardhmëri për Maqedoninë”, porositi Zaev.

Patriotizëm është që ta ruajmë ardhmërinë e atdheut tonë, NATO-ja dhe BE-ja janë rruga e vetme dhe nuk ka alternativë tjetër.

Jo vetëm që arritëm sukses ta ruajmë identitetin dhe gjuhën tonë, por, theksoi Zaev, arritëm edhe ta vërtetojmë dhe përforcojmë.

Përfundimisht, porosi Zaev, fitojmë shtet të njohur nga të gjithë dhe nga e mbarë bota, ku jeton populli dominues maqedonas, të njohur nga e mbarë bota, që flet gjuhën maqedonase, të njohur nga e mbarë bota.

U bëri thirrje të gjithëve të papërcaktuarve dhe i porositi se nuk ekziston variant rezervë dhe se vetëm përmes referendumit dhe vendimit të qytetarëve do të kemi ardhmëri evropiane.

Theksoi se kjo nuk është për Zaevin dhe për Mickoskin dhe për asnjë parti politike, dhe bëri thirrje të gjithë së bashku të qëndrojmë pas kësaj çështje që të sigurojmë ardhmëri për Maqedoninë.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, u bëri thirrje të gjithëve më 30 shtator t’u dhurojmë gjeneratave pas nesh atdhe dinjitoz, atdhe i cili nuk ka problem as me historinë, as me gjeografinë, atdhe i cili është i përbashkët dhe i barabartë për të gjithë.

“Zgjidhja ime që moti është, votoj PËR Maqedoni evropiane për shtet në të cilin do të mundemi të jetojmë në mënyrë evropiane, e jo të synojmë të shkojmë në Evropë”, tha Xhaferi.

Nëse në këtë shtet të përbashkët, vazhdoi ai, që nga pavarësia, në periudha të ndryshme ka pasur çështje që na kanë ndarë apo megjithatë kemi pasur qëndrime të ndryshme, anëtarësimi në NATO dhe BE, jo vetëm kohezion ndërtetnik, por edhe ndërpartiak, ndërshoqëror dhe ndërfetar për perspektivë të përbashkët.

Thellësisht jam i bindur, theksoi Xhaferi, se ne do të jemi edhe më të lumtur pas 30 shtatorit, ndërsa ora e historisë do të trokasë edhe në vetëdijen e atyre pa ndonjë shkas racional dyshojnë t’u thonë PO proceseve eurointegruese të vendit.

Gazetari Tomisllav Kezharovski, tha se është koha të kthehemi drejt ardhmërisë, se Maqedonia duhet të shkojë përpara.

Në Shkup pasdite u mbajt marsh për Maqedoninë evropiane, i cili filloi nga godina e Kryqit të Kuq në Shkup, ndërsa përfundoi para godinës së Delegacionit të BE-së.