Presim rezultat pozitiv nga referendumi dhe i dëshirojmë sukses Zaevit, porositi zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministër pa portofol, Dimitris Xanakopulos në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët, duke u përgjigjur në pyetjen e korrespondentes së MIA-s nga Athina, lidhur me atë që Greqia pret nga referendumi tek ne.

“Presim dhe shpresojmë në rezultat pozitiv, sepse konsiderojmë se ky do të jetë hapi i parë dhe vendimtar që Marrëveshja e Prespës të hyjë në fuqi. I dëshirojmë sukses z. Zaevit dhe e presim rezultatin”, tha zëdhënësi i Qeverisë greke.

Në brifungun e sotëm të rregullt me gazetarët, Xanakopulos edhe një herë porositi se edhe krahas qëndrimeve dhe pozicioneve të partnerit të koalicionit në Qeveri, Panos Kamnenos, marrëveshja e Prespës do të vijë në Parlamentin grek dhe do të votohet.

“Z. Kamenos nuk i ka fshehur pozicionet e tij në tetë muajt e fundit pasi u hapën bisedimet ndaj marrëveshjes për emrin e vendit tonë fqinj. Nga këtu, unë duhet t’ju them se verdikti i kryeministrit është që sapo të përfundojnë hapat e paraparë, gjegjësisht, rezultati pozitiv nga referendumi dhe përfundimin e revizionit kushtetues në Kuvendin e vendit fqinj, ta sjellë marrëveshjen dhe të votohet. Nëse i shihni korrelacionet politike në Parlamentin grek del se për Qeverinë nuk ekziston absolutisht kurrfarë rreziku. Marrëveshja edhe do të dorëzohet edhe do të votohet”, tha Xanakopulos.

Në pyetjen e korrespondentes së MIA-s nga Athina, nëse Qeveria greke që mënyrë të vazhduar të shprehë bindje dhe të pohojë se do të ketë shumicë në Parlament, do të thotë se ka numëruar të paktën 151 deputetë sa nevojitet që të ratifikohet marrëveshja, Xanakopulos theksoi se kjo del nga deklaratat që deputetë të caktuar i kanë dhënë në periudhën e kaluar.