Zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministër pa portofol i Greqisë, Dimitris Xanakopulos, në intervistën për radion greke “Real fm”, edhe një herë e përsërit qëndrimin se Marrëveshja e Prespës pa problem do të ratifikohet në Parlamentin grek.

“Gjithsesi do do të kalojë në Parlament. Mundet çdokush t’i numërojë deklaratat politike të dhëna deri më tani dhe të shohë se ekziston shumicë reale që të kalojë Marrëveshja e Prespës dhe të ratifikohet nga Parlamenti grek. Sipas tij, nuk ekziston kurrfarë çështje, kurrfarë arsye për ne, të hapim në këtë moment diskutim parazgjedhor, diskutim zgjedhor apo diçka e tillë”, thotë zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministër pa portofol.

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, lidhur me tekstin në “Katimerini” se Marrëveshja e Prespës sjell edhe zgjedhje në Greqi, më herët nga e parapara, Xanakopulos, në intervistën, komenton se që nga viti 2016, në mënyrë të vazhduar dëgjon skenarë për zgjedhje të parakohshme dhe thotë se kryeministri grek dëshiron ta përfundojë mandatin katërvjeçar të caktuar me Kushtetutë.

Loading...