Anglezi nuk startonte kohëve të fundit sa luante për skuadrën nga Londra Veriore, gjë që kishte bërë që ai ta humbiste pasionin e tij për këtë ndeshje

Theo Walcott ka pranuar se “ai kishte humbur dashurinë” për futbollin kur ishte në Arsenal derisa nuk kishte shumë minuta nën drejtimin e Arsene Wenger.

Janarin e kaluar, 29 vjeçari kaloi në Everton për 20 milionë funta.

“Nuk do ju gënjej, me kishte humbur dashuria për futboll paksa. Sepse edhe kur kisha paraqitje të mira pas tyre nuk me jepej mundësia të luajë”, ka thënë ai për Sky Sports për periudhën kur Wenger bënte testime në vijën e sulmit.

“Kam shënuar mbi 100 gola për Arsenalin dhe kjo është një e arritur e madhe për mua personalisht, por pas një viti e gjysmë gjërat bëhen shumë të vështira, nuk gënjejë. Ishin më të vërtetë të këqija, nuk isha në gjendje të luaj, herë isha jashtë herë brenda”.

“Vetëm dëshiroja që të luaja futboll përsëri me kënaqësi. Nuk e ndjeja këtë në Arsenal. Mandej me kontaktojë Sam dhe i thashë ‘po, është koha që të largohem”.