Mendoj se nuk ekziston mundësi që Marrëveshja e Prespës  të mos ratifikohet, thotë kryetari i Parlamentit grek Nikos Vucis në intervistë për televizionin grek Alfa.

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, Vucis konsideron se zgjidhja mes Maqedonisë dhe Greqisë para deputetëve do të vjen në shkurt ose mars dhe se do të ketë shumicë të qartë që do të votojë “për”.

“Sapo vendi fqinj t’i plotësojë të gjitha parakushtet e parashikuara me marrëveshjen dhe përderisa janë sipas marrëveshjes, do të vjen për ratifikim dhe votim në Parlamentin grek, ndërsa vlerësimi ynë është se  kjo periudhë kohore mund të jetë në muajin shkurt, mars dhe se do të ekzistojë vlerësim i qartë, të mos e përdor fjalën gjerë, sepse shpesh herë e përdorim këtë fjalë dhe ekzistojnë probleme nga partitë tjera politike, të cilat thonë se mendoni  me atë se do të ndërrojmë pozicion e tjerë, do të ekzistojë shumicë e qartë, 151-152-153 deputetë,  ndërsa  a do të arrijë deri në 170 deputetë, do të dimë atëherë”, tha Vucis.

Loading...