Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë ka hedhur akuza në drejtim të Perëndimit, duke thënë se atyre nuk po iu intereson që Serbia ta zgjidhë problemin e saj me Republikën e Kosovës, transmeton Gazeta Express.

“Ata të gjithë po punojnë kundër interesit të Serbisë, për ta zgjidhur çështjen me Kosovën”, ka thënë Vulin shkruan agjencia e lajmeve BETA.

“Fuqitë e mëdha po punojnë që të parandalojnë Serbinë që të vendosë për veten dhe të zgjidhë problemin me Kosovën”, ka shtuar tutje ai, transmeton Express.

Sipas tij, Perëndimi ka filluar të dëgjojë edhe zërin e Beogradit në raport me dialogun me Kosovën, megjithatë thotë se ata nuk kanë interes që Serbia ta zgjidhë këtë problematikë.

Vulin thotë se zgjidhja e çështjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në interes të të gjithëve. /GazetaExpress/