Policia ka gjetur katër kufoma në një shtëpi, në periferi të Las Vegas të SHBA-së.

Sipas mediave amerikane aty ka ndodhur një tragjedi familjare, autoritetet lokale po dyshojnë aktualisht se aty janë kryer tri vrasje dhe një vetëvrasje në një familje.

Sipas kolonelit të policisë, Kirk Mora, dyshohet se kryefamiljari vrau gruan dhe dy fëmijët e tij, dhe më pas i mori jetën vetës.