VMRO-DPMNE-ja e akuzon kryeministrin Zaev se u ka bërë thirrje biznesmenëve për dhënie të ryshfetit në prag të referendumit. Zëdhënësi i partisë më të madhe opozitare Naum Sotillkovski tha se kjo vepër duhet të dënohet me ligj dhe se thirrjet e tilla janë të patolerueshme. VMRO-DPMNE-ja u bën thirrje organeve të drejtësisë që të reagojnë dhe të sanksionojnë kryeministrin Zaev për këtë thirrje, të cilën VMRO e konsideron si anti-ligjore.

Të nderuar, drejtësia dhe ligjet nuk vlejnë për të gjithë. E aq më pak për kryeministrin me zemër lepuri Zoran Zaev dhe klikën e tij. Ai mund lirisht që të bëj thirrje për krim dhe të mos sanksionohet. Kaloi edhe dita e dytë pa asnjë reagim nga Prokuroria Speciale për thirrjen e hapur të Zoran Zaev. që nxit ryshfet për blerje votash. Kjo është e turpshme dhe nënvlerësues për sistemin në Republikën e Maqedonisë. Kjo është turp për Prokurorin Publik, për Prokurorinë në përgjithësi, për Avokatin e popullit dhe për gjykatësit. 01-48 Zaev hapur tha se është takuar me biznesmen që i ka thënë se i ka sforcuar punëtorët- deklaroi Naum Stoillkovski – Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Loading...