Askush nuk ka të drejtë të luajë me identitetin, traditën, historinë dhe kulturën e Republikës së Maqedonisë, theksoi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Stoillkovski.

“Askush nuk ka të drejtë të luajë dhe si depozitë t’i vendosë emrin e shtetit, qytetarët e Republikës së Maqedonisë ose atë që na e kanë lënë gjeneratat para nesh të cilët nuk i kanë kursyer jetët e tyre vetëm që të luftojnë për një copë të pavarur të shtetit”, theksoi ai.

“Të nderuar, edhe sot do të përsëris: këto ndryshime dhe falsifikime të fakteve historike në Kushtetutë nuk do të përfundojnë këtu. Ato do të jenë themel për ndryshim të gjithë asaj që do ta punojë komisioni grek për revidim shumëvjeçar, fshirje të librave shkollor, hartave, të fshirjes së arkivave, për falsifikim të kujtimeve shtetërore, por edhe personale dhe familjare të tragjedive dhe luftën për Maqedoninë. Për këtë arsye këto pyetje meritojnë përgjigje që qytetarët të mund të sjellin vendim të drejtë se si dhe çfarë do të bëjnë më 30 shtator. Qeveria duhet të jetë e sinqertë dhe t’u tregojë qytetarëve dhe më 30 shtator nuk vendosin për Maqedoni Evropiane, por se nëse do të shpersonifikohet populli i Maqedonisë dhe do të krijohet shtet i ri i cili do të quhet Verior”, deklaroi zëdhënësi Stoillkovski.

Në qoftë se, shtoi ai, Zaev nuk ka se çfarë të fshehë, le të dalë në TV duel me kryetarin Hristijan Mickoski dhe le t’i hapë kartat