Nikolla Dimitrov gënjen dhe humbet në kontradiktat. Duket se qëllimi i nënshkruesve të marrëveshjes kapitulluese është të fshehin nga qytetarët ndryshimet drejt shpërfytyrimit të popullit maqedonas dhe Republikës së Maqedonisë.

Ky ka qenë reagimi i VMRO-DPMNE-së ndaj LSDM-së dhe ministrit të jashtëm Nikolla Dimitrov lidhur me marrëveshjen e emrit.

“Dimitrov vërteton se popullit maqedonas nuk i garantohet identitet por shtetësi, që është në kundërshtim me ruajtjen e identitetit. Dimitrov, tentoi indirekt të kërcënojë qytëtarët se edhe nëse nuk e mbështesin referendumin, pushteti nuk ka për qëllim të respektojë vullnetin e tyre, por që Zaev do të tentojë me forcë të përcjell shantazhet. Kjo nuk është demokraci, por frikë nga populli i vet”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Ajo që është me rëndësi, thonë ata, Nikolla Dimitrov, nënshkrues i marrëveshjes kapitulluese të Prespës, tentoi të manipulojë publikun se amendamentet ku duhet të intervenohet në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, “as nuk janë të shkruara e as të negociuara”. Kjo aspak nuk është e vërtetë.

“Argument i dytë është se pushteti i fsheh amendamentet e përgjigjes së Dimitrovit se do të intervenohet në katër amendamente, edhe pse Zaev vuri në dukje Preambulën dhe dy nene të Kushtetutës”, kanë thënë tutje në VMRO-DPMNE, duke shtuar se Dimitrov e ka për detyrë të thotë se çka do të ndryshojë dhe fshihet në Preambulë, çka do të ndryshojë dhe fshihet në nenin e Kushtetuës që i përket mosndryshimit të kufijve dhe mospasjes së pretendimeve terriitorale, si do të jetë ndryshimi dhe çka do të fshihet në nenin e Kushtetuës që i referohet kujdesit të pakicës maqedonase tek fqinjët.