Sot në Prokurorinë Publike dorëzuam padi penale të cilën tashmë e kemi paralajmëruar të shtunën në pres konferencë kundër kryeministrit të Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev i cili publikisht në tubimin në Kriva Pallankë bëri thirrje për ryshfet gjatë zgjedhjeve që është në kundërshtim me nenin 160 dhe nenin 162 të Kodit Penal dhe kjo është vepër e ndëshkueshme.

E dorëzuam padinë penale për arsye se prokurori publik nuk veproi në pajtim me kompetencat e veta të cilat janë paraparë në nenin 39 të Ligjit për procedurë penale gjegjësisht nuk ka hapur procedurë kundër Zoran Zaevit.

Në kuadër të padisë penale e dorëzuam edhe video materialin në të cilin dëgjohet se si Zoran Zaev publikisht bën thirrje për ryshfet ku dëgjohet se e pranon se një biznesmen gjegjësisht pronari i “Minstroj” tashmë i ka premtuar se do t’i shpërblejë punëtorët nëse dalin në referendum. Qëllimi është të dëshmojmë se askush nuk është mbi ligjin e madje as Zoran Zaev.

Në mënyrë plotësuese, dua edhe një herë të potencojmë se qytetarët e Republikës së Maqedonisë janë të lirë gjatë përzgjedhjes së tyre, gjatë sjelljes së vendimeve të veta dhe askush nuk mund ta shtyjë me forcë, me ryshfet, me shantazhe apo me kanosje të dalin të votojnë në referendum ose në cilado zgjedhje. Por atë të drejtë, e cila është e drejtë demokratike, e drejtë e garantuar, të drejtën e tyre mund ta shfrytëzojnë vetëm ata sipas vendimit të tyre.

Gjithashtu meqë jemi këtu, unë do të doja ta pyesja Prokurorin Publik, deri më sot nuk kemi asnjë përgjigje nga 5 korriku është dorëzuar padi penale kundër Zoran Zaevit, kryeministër i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi kryetari i Parlamentit, Artan Grubi kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane si edhe për 67 deputetë të tjerë mbi 4 baza të Kodit Penal dhe tradhti, rrezikimin e pavarësisë, bashkim për veprimtari armiqësore dhe keqpërdorimin e pozitës zyrtare. Ka kaluar më shumë kohë, kanë kaluar pothuajse dy muaj e gjysmë deri më sot ne nuk kemi asnjë njoftim se çfarë ndodhi me atë padi penale të cilën VMRO-DPMNE-ja e ka dorëzuar.