Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK në Dukagjin, ka bërë me diej se të mërkurën do të protestojnë në mbrojtje të vlerave të luftës dhe dinjitetit të luftëtarit të UÇK-së.

Protesta do të mbahet te Pallati i Drejtësisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 13:00.

Kjo organizatë ka ftuar bashkëluftëtarët dhe të gjithë qytetarët të protestojnë, siç kanë thënë ata kundër padrejtësisë së radhës që i bëhet luftës së shenjtë të UÇK-së.