Juventus mund ta humbasin Paulo Dybalan në verë, aq më pak që Real Madridi ka nevojë për përforcime. Për të ende ka oferta kurse Andrea Pirlo beson se nëse argjentinasi stërvitet me aq pasion sa Ronaldo atëherë është shumë keq që lihet jashtë formacionit bazë

Dybala ka dështuar për ta bindur Massimiliano Allegrin dhe ai ende nuk ka startuar dhe se gjithmonë ai qëndron në bankë pavarësisht talentit të tij.

“Nëse ai stërvitet me të njëjtin pasion si Ronaldo, atëherë do të ishte shumë e vështirë që të rri në bankë”, ka thënë Pirlo në një intervistë për Tuttosport.

“Dybala duhet të bëj gjithçka që të luaj futboll sa më shumë. Kur nuk luani do të thotë se ju duhet të bëni diçka ndryshe, duhet të jeni jepni gjithçka ndryshe, duhet të jeni jepni gjithçka nga vetja për të avancuar”.

Arritja për 100 milionë euro e Ronaldos i ka dhënë shpresë tifozëve që Dybala dhe Ronaldo do të kenë një partneritet të frikshëm, por ish ylli i Palermos ka luajtu vetëm 10 minuta kundër Parmas dhe nuk ka luajt fare kundër Lazios.

“Kualitetet e Dybalas nuk janë në pyetje, por duhet gjetur diçka brenda tij dhe ai të bëhet lojtar fundamentale për Juventusin”, thotë Pirlo.

“Ai nuk është më si dikur. Ka disa ndeshje ku ai ka cilësi të larta. Në këtë fazë të sezonit nuk e ka asnjë’.

Sfida e radhës së Dybala, Ronaldos dhe Juventusit është kundër Sassuolos të dielën.