Ministri i Jashtëm i Venezuelës, Jorge Arreaza deklaroi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së se, në rast se dikush përpiqet të ndërhyjë ushtarakisht në vendin e tij, do të ishte më keq sesa Lufta e Vietnamit, njoftoi portali online venezuelian Aporrea.com.

Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, presidenti amerikan, Donald Trump u takua me gazetarët duke theksuar se Venezuela “është një regjim që sinqerisht mund të përmbyset shumë shpejt nga forcat ushtarake nëse vendosin ta bëjnë këtë”.

“Është një vend me të vërtetë i shëmtuar në botë”, theksoi Trump.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk donte t’i përgjigjej një pyetjeje për një hipotezë të mundshme të ndërhyrjes së SHBA duke sqaruar se ai nuk donte të zbulonte detajet e strategjisë ushtarake amerikane.