Vëllai i Ahmetit, Behxhet Krasniqi thotë se, ashtu edhe siç është raportuar është marrë vendim nga institucionet e Kosovës, që të bëhet rivarrimi i Ahmet Krasniqit në Kosovë.

Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka treguar disa nga detajet që do të ndodhin në ditën kur do të mbahet ceremonia.

Ja postimi i plotë i Krasnqit:

Baca Ahmet po kthehet në Kosovë.

Miq dhe dashamir të familjes Krasniqi, këtyre ditëve të fundit nga mjetet e informimit jeni njoftuar se është marrë vendim nga institucionet e Kosovës, që të bëhet rivarrimi i Ahmet Krasniqit.

Kjo pra do të ndodhe me 21.09.18, në 20 vjetorin e vrasjes se tij.

Homazhet do të mbahen në Kuvendin e Kosovës,duke filluar nga ora 10:00-12:00.

Ndërsa akademia përkujtimore mbahet në sallën e Teatrit nga ora 12:30 min, deri në ora 13 e 30 min.

Rivarrimi bëhet tek varrezat e dëshmorëve nga ora 14—15 .