Një grua gjashtëdhjetë e një vjeçare ka humbur jetën, ndërsa vajza tre vjeçare është lënduar rëndë mbrëmë kur në ta ka goditur furgon në bulevardin “Serbia” në Shkup.

MPB ka bërë të ditur se reth orës 20:05 në Sektorin për Punë të Brendshme (SPB) është lajmëruar se në bulevardin “Serbia” automjet mallrash “Pezho partner” me tabela të Velesit i drejtuar nga personi P.T. (40) nga Velesi ka goditur këmbësorët V.T. (61) dhe tre vjeçaren nga Shkupi.

Në fatkeqësinë këmbësorët kanë marrë lëndime të rënda trupore dhe me veturë të Ndihmës së shpejtë janë transferuar në Kompleksin klinik “Nënë Tereza” ku u është ofruar ndihmë mjekësore. Në ora 22:45 V.T. u është nënshtruar plagëve.

Është kryer mbikëqyrje në vendin e ngjarjes, ndërsa punohet në zbardhjen e rastit.