Ministri i angazhuar për rregulaltivë për përmirësimin e klimës investuese për ndërmarrje vendore, Zoran Shapuriq sot pati takim me deputetin në Parlamentin evropian dhe kryetar i ALDE-së, Hans Van Belen, i cili është mbështetës i madh i Maqedonisë.

Shapuriq, siç kumtoi kabineti i tij, e ka informuar Van Belen për Planin e Qeverisë për rritje ekonomike, përkatësisht masat për mbështetje të investuesve të huaj dhe vendorë.

“Për herë të parë në Maqedoni, kushtet për investim janë të barabarta si për investuesit e huaj ashtu edhe për ata vendorë”, theksoi Shapuriq.

Ai me atë rast e njoftoi Van Belen me aktivitetet të cilat i zbaton për përmirësim të klimës afariste, përmes vizitave në kompani, takime me odat ekonomike në Maqedoni, pjesëmarrje në përgatitjen dhe zbatimin e Ligjit për mbështetje financiare të investuesve dhe të tjera. Rezultatet nga këto masa dhe aktivitete tashmë janë të dukshme, tregues për atë është arritja e rreth 100 marrëveshjeve për mbështetje financiare me kompani si dhe rritja e BPV-së prej 3:1 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti, që paraqet përshpejtim të konsiderueshëm të rritjes ekonomike.

Në takim është biseduar edhe për referendumin e ardhshëm, i cili, siç cekën bashkëbiseduesit, i hapë dyert për perspektivat euroatlantike dhe anëtarësimin e barabartë të Maqedonisë në NATO si shteti i 30-të, dhe marrja e datës për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian.

U konstatua se anëtarësimi në NATO dhe afrimi drejt “familjes” evropiane do të sjellë një sërë benefitesh për Maqedoninë, posaçërisht rritje të ekonomisë dhe përmirësim të cilësisë së jetës së qytetarëve.

Eurodeputeti shprehi kënaqësi nga reformat në sektorin ekonomik dhe për politikat vendimtare të Qeverisë, së kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, të cilët pas 11 vitve stagnim, çojnë drejt progresit të shtetit.

Van Balen e potencoi mbështetjen e tij dhe të Bashkimit Evropian për Maqedoninë dhe shfaqi shpresë se qytetarët do ta dallojnë këtë mundësi historike dhe më 30 shtator do të dalin në referednum dhe do ta japin votën e tyre për hyrje të Maqedonisë në BE dhe në NATO.