Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Durrësit. Një vajzë e mitur vetëm katër vjeç ka rënë në një puset të hapur brenda rrethimit të kopshtit në Spitallë të Durrësit.

Ndonëse edukatorët janë munduar ta nxjerrin me mjete rrethanore, vendimtare për shpëtimin e së miturës ka qenë ndërhyrja e një djali të ri.

I riu ka kapërcyer murin e shkollës dhe ka hyrë brenda pusetës, aty ku qëndronte e kapur pas hekurave vajza e mitur.

Puseta ndonëse e vogël ishte shumë pranë lodrave ku luajnë fëmijët e kopshtit dhe askush nuk ishte kujtuar për rrezikun që iu kanosej të vegjëlve.

Pas ngjarjes edukatorët dhe drejtori i kopshtit është larguar pa pranuar të flasë, ndërsa është tentuar të mbyllet edhe puseta.