Në Bankën popullore të Republikës së Maqedonisë sot u mbajt sesioni i 30-të i Klubit të hulumtuesve, në të cilin, pas fjalimit përshëndetës të guvernatores së BPRM-së, Anita Angellovska-bezhoska, u prezantuan punimet hulumtuese: “Financimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme përmes sektorit bankar në Republikën e Maqedonisë – rezultate nga hulumtimi anketues” nga Tanja Jakimova dhe Neda Popovska-Kamnar dhe “Mekanizmi i transmisionit të politikës monetare në Maqedoni përmes kanalit të ndërmarrjes së rerziqeve: rezultate nga të dhënat nga Regjistri kreditor” nga Mite Miteski, Ana Mitreska dhe Mihajllo Vaskov.

Punimi i parë, informojnë nga BPRM, të cilin në emër të dy autoreve, në sesion e prezantoi Tanja jakimova, përmban analizë të rezultateve nga hulumtimi anketues për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme përmes sektorit bankar në Republikën e Maqedonisë, zbatuar nga ana e BPRM-së. Qëllimi i hulumtimit është të shqyrtohen faktorët të cilët ndikojnë ndaj qasjes drejt financimit për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë, nga aspekti i ofertës së kredive nga bankat, si dhe sfidat em të cilat përballen bankat vendore në procesin e kreditimit të këtij sektori. Rezultatet nga hulumtimi anketues zbatuar tek bankat, tregon se tregu për kreditim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është i madh, konkurrues, jo shumë i ngopur dhe me shumë pikëpamje pozitive.

Në kuadër të prezantimit të punimit u potencua se forca kryesore shtytëse për inkuadri9m më të madh të bankave në ofertën e  kredive të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është përfitimi dhe perspektiva e mirë e këtij sektori. Njëkohësisht, u dha kthesë më e hollësishme edhe për rezultatet nga hulumtimi të cilat udhëzojnë për prani të faktorëve të caktuar lidhur me ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, siç janë cilësia e dobët e raporteve financiare dhe mungesa e sigurimit adekuat, të cialt e vështirësojnë procesin e kreditimit të tyre përmes sektorit bankar në Republikën e Maqedonisë.

Para të pranishmëve të sesionit ishte paraqitur edhe konkludimi i përgjithshën nga analiza se qasja drejt financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme përmes bankave duhet edhe mët ej të përmirësohet, me çka do të rritet edhe kontributi i tyre në mbështetjen e rritjes së ekonomisë.

Në punimin e dytë të prezantuar u ekspozuan pikëpamjet dhe konkludimet nga hulumtimi empirik i transmisionit monetar në Maqedoni përmes kanalit të ndërmarrjes së rreziqeve. Ky hulumtim është tentimi i parë për t’u vlerësuar funksionimi i kanalit të ndërarrjes së rreziqeve në vendin tonë, me shfrytëzimin e të dhënave mikroekonomike për kreditimin e sektorit koorporativ të marra nga Regjistri kreditor i BPRM-së.

Në përfundim të sesionit, të nxitur nga pikëpamjet dhe konkludimet e paraqitura, të pranishmit e sesionit diskutuan për disa çështje dhe aspekte në temat e dy punimeve të prezantuara.

Sesioni ia rdhshëm i Klubit të hulumtuesve do të mbahet në dhjetor të këptij viti.