Gjatë një mbledhjeje për t’u riorganizuar sërish në një shtëpi në qytetin Kayseri, autoritetet turke kanë arrestuar dhjetë persona të cilët është zbuluar se janë liruar më parë pas një arresti për t’u gjykuar për çështjet në lidhje me strukurën paralele dhe organizatën terroriste FETO, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e departamentit të inteligjencës dhe anti-terrorizmit pranë policisë së qytetit morën informacione se anëtarët e FETO-s mblidheshin çdo javë në një shtëpi vreshti në lagjen Kazımkarabekir, ndërsa pas marrjes së informacionit për mbledhjen e radhës, ekipet e policisë kryen një operacion.
Në kuadër të operacionit u arrestuan katër persona me profesion mësues të shkarkuar më parë nga detyra, një punonjës në zyrat shtetërore, një punonjës në bashki si dhe katër biznesmenë dhe tregëtarë.
Për dhjetë personat e dyshuar të cilët janë arrestuar është mësuar se janë persona të liruar më parë nga arresti pasi gjykoheshin për çështje në lidhje për FETO-n dhe se ata vazhdojnë lidhjet me organizatën pavarsisht se ndaj tyre vazhdonin gjykimet në gjendje të lirë.