Presidenti amerikan, Donald Trump, u shpreh sot në favor të një zgjidhje me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez, duke u shprehur i bindur se palestinezët do të rikthehen në tavolinën e negociatave.

Gjatë një deklarate në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme vjetore në OKB në Nju-Jork, ai shtoi se “administrata e tij do të jetë në gjendje që të japë një plan paqeje për rajonin në dy, tre ose katër muaj”.

Kjo është hera e parë që Donald Trump shprehet në favor të një zgjidhje me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez.