Ish ministri i Jashtëm dhe deputet i PD-s nga Tirana ka thumbuar presidentin e Maqedonisë për Referendumin duke thënë se vendimet e tij janë “Vetëvrasje Historike”. Ai vazhdon më tej duke theksuar se Po”-ja ne ate Referendum, jo vetem i hap dyert Euro Atlantike atij vendi, forcon stabilitetin ne Rajon, por dhe zhduk dilemat e lidhur me ate qe mund te permblidhet ne shprehjen shekspiriane “to be or not to be”!, shkruan TS.

“Vetevrasje historike” per ate vend ne fakt eshte ajo, qe kerkon Presidenti Ivanov, deshtimi i atij Referendumi.
E “cuditeshme” qe Presidenti i nje vendi te beje te tilla deklarata, ndesh me interesat e vendit te tij, si ato te bera prej Ivanonvit, edhe nga salla e OKB-se!
“Po”-ja ne ate Referendum, jo vetem i hap dyert Euro Atlantike atij vendi, forcon stabilitetin ne Rajon, por dhe zhduk dilemat e lidhur me ate qe mund te permblidhet ne shprehjen shekspiriane “to be or not to be”!
Ajo “Po” nuk i heq emrin atij vendi, pra as historine e tij, sic kerkon te nenkuptoje ai President me sofizmat e tij, por perkundrazi i vendos nje “emer”, qe ne fakt i mungon sot me termin “FYROM”.
Sic duket edhe vete Presidentet ne kete Rajon mund te “lekunden”, nga qe lojrat e interferencat e atyre, qe kane axhenda krejt te ndryshme me ato te te ardhmes sone Europiane, Perendimore e Demokratike, si shqiptare, sllave, greke etj. e si Rajon se bashku, jane shume aktive. 
Uroj e shpresoj qe e djela me “Po”-ne e saj, te jete nje fitore e qarte dhe e pa lekundesme e paqes, stabilitetit, e te ardhmes sone per ne BE e NATO, si te vetmen alternative historike qe ka Rajoni yne.
Ndryshe, askush nuk e di se ne cfare skutash te erreta mund te perfundojme!!!
Kjo do te ishte “vetevrasje historike”!!” ka shkruar në FB Dritan Shehu