Legjenda e Juventusit, David Trezeguet beson se ish klubi i tij do të bëj gjithçka për ta fituar Ligën e Kampionëve dhe është i sigurt se Ronaldo do të shënoi përsëri
Bianconeri nënshkruan me Ronaldon për 100 milionë euro këtë verë, derisa synim kryesor i tyre është që ata të fitojnë në Europë për herë të parë që nga viti 1996.
“Juventus kanë shtuar vlera të rëndësishme në klub për të arritur objektivat e tyre, një objektivë që ata nuk e kanë arritur si skuadrat tjera edhe pse e kanë pasur synim”, tha Trezeguet për Sky.
“Juventus vazhdon të rritet, por ata me të vërtetë do ta synojnë këtë trofe. Klubi ka investuar shumë dhe tani e shohin si të mundur arritjen e kësaj objektive, sepse ata e dinë që kjo ëndërr tani mund të realizohet”.
Ronaldo nuk ka shënuar ende, por golashënuesi më i mirë i huaj te Juve por ai nuk ka ndonjë këshillë për portugezin.
“Nuk mund ti jap ndonjë këshillë një lojtari si Cristiano Ronaldo. Ai është i njohur për këtë dhe ai e di që kjo është një ligë tjetër, shumë më ndryshe se në Angli dhe në Spanjë. Ne po flasim për një lojtar të jashtëzakonshëm. Ai dëshiron ti tregon kualitetet e tij, ai stërvitet shumë dhe ai herët ose vonë do ta thyej akullin”.