Në Klinikën universitare për gjinekologji dhe obstetrikë sot fillon raundi i parë nga disa trajnime të planifikuara të ekipeve multidisiplinare nga gjinekologë/obstetër, neonatologë dhe obstetre për kujdes efektiv perinatal të punonjësve shëndetësorë në pajtim me protokollet dhe standardet më të reja të Organizatës botërore të shëndetësisë.

Trajnimet mbahen në kaudër të partneritetit të Fondit për popullatë të Kombeve të Bashkuara – UNFPA me Qeverinë, për ulje të vdekshmërisë së lehonave dhe foshnjave, kumtuan nga Ministria e Shëndetësisë.

“Para disa muajve, mu këtu, me mbështetje të Fondit për popullatë të Kombeve të Bashkuara – UNFPA, dhe të konsultantëve ndërkombëtarë të Organizatës botërore të shëndetësisë, punonjës shëndetësorë (gjinekologë/obstetër, neonatologë dhe obstetre) u trajnuan  me zbatimin e standardeve dhe udhëzimeve të OBSH-së”, deklaroi në hapje drejtoresha e Klinikës, Viktoria Jovanovska.

Ajo shtoi se sot mu ata trajnues e fillojnë trajnimin e parë nga një sërë të planifikuarish, që do të mbahen në sallat e lindjes nëpër spitalet e Maqedonisë, dhe se përfitimet nga ky trajnim tashmë po shihen, sepse disa nga trajnuesit të cilët ishin pjesë e kësaj Klinike po i zbatojnë këto praktika, të cilat kontribuojnë në uljen e fundeve tragjike për shëndetin e foshnjave.

Specifikë e këtij trajnimi është që do të punohet në ekipe multidisiplinare të përbëra nga tre profile të punonjësve shëndetësorë – gjinekologë/obstetër, neonatologë dhe obstetre, në mënyrë që të përfitohen me njohuritë dhe shkathtësitë më të reja të bazuara në dëshmi, ndërkaq përbëhet nga pjesa teorike dhe praktike.

Ky trajnim, në të cilin marrin pjesë 24 persona mjekësorë, dhe të gjitha aktivitetet e mëtutjeshme kanë për qëllim që periudhën para dhe rreth lindjes ta bëjnë më të sigurtë për lehonën dhe foshnjën, përkatësisht kujdesi për shtatzaninë dhe lindjen të bazohet në një qasje gjithpërfshirëse me theks se shtatzania dhe lindja është përvojë e rëndësishme personale, familjare dhe sociale.

Mjetet për implementimin e këtij partneriteti janë siguruar me pjesëmarrje të barabartë të Qeverisë dhe Fondit për popullatë të Kombeve të Bashkuara (UNFPA), ndërkaq është në funksion të prioriteteve të Qeverisë dhe Programit të UNFPA-së në shtetin tonë për periudhën 2016-2020.

“Trajnimi është një nga trajnimet kyçe nga aspekti i kujdesit të lehonës dhe foshnjës para dhe pas lindjes. Prandaj kjo bëhet në ekipe multidisiplinare, ndërsa më me rëndësi është që zbatohen praktikat e bazuara në dëshmi”, theksoi Afrodita Shala Plavjanska, analiste programuese për shëndet seksual dhe reproduktiv dhe të rinj nga UNFPA.

Ajo shtoi se pas përfundimit të trajnimit do të bëhet monitorimi i praktikave të zbatuara. Krahas trajnimeve, parashihet mbështetje intensive e komopletuar e cila përbëhet nga mentorimi gjatë zbatimit tëp prëfitimit të njjohurive nga trajnimi, ndërkaq kanë të bëjnë m kujdesin perinatal, adaptimin dhe zbatimin e protokolleve, akreditimin e materialeve për trajnim që do të kyçen në edukimin e vazhdueshëm mjekësor të gjinekologëve, nenonatologëve dhe obstetërve si dhe përforcimin e vetëdijes tek gratë dhe familjet e tyre për shenjat për rrezik gjatë shtatzanisë dhe lindjes.