Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco raportohet se i ka thënë lojtarëve të tij se nuk kanë arsye dhe se ata duhet të përmirësohet, pas një sezoni të dobët

Roma humbi këtë vikend nga Bologna dhe tani kanë dështuar të fitojnë në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Presioni është duke u sillur rreth trajnerit, me James Pallottas që ka pranuar se ai ndihet “i neveritur” me paraqitjen këtë vikend dhe thashethemet se Paulo Sousa do ta merr skuadrën vetëm sa vinë e shtohen.

ANSA raportohet që Di Francesco ka folur me lojtarët e tij para stërvitjeve sot dhe ja ka bërë të qartë që asnjë nuk e ka të sigurt vendin në formacionin kryesor.

Ai e ka bërë të qartë që pret reagim kundër Frosinone në mes javë, me derbin e kryeqytetit që do të zhvillohet gjatë vikendit.

Të humbësh në Derbi do të thotë se puna e Di Francescon do të vihet seriozisht në konsideratë, me Sousa, Antonio Conte, Laurent Blanc apo Vicenco Montella që janë duke pritur të kontaktohen nga drejtuesit e Romës.