Legjenda e Romës, Francesco Totti, e ka pranuar se ai kishte tentuar ta bindë Zlatan Ibrahimovicin dhe Ronaldon t’i bashkohet atij në skuadrën e Romës.

Mesfushori italian i kishte shpenzuar 25 vite si futbollist profesionist në klubin e tij të fëmijërisë, duke luajtur më shumë se 750 ndeshje, gjatë së cilave kishte shënuar më shumë se 300 gola, përcjell Gazeta Express.

Titujt nuk ishin synimi i tij i vetëm, ai e fitoi Serie A-në vetëm në vitin 2001 me skuadrën e tij, por dëshira e tij për të fituar më shumë bën që ai të kishte tentuar t’i bindte disa ndër lojtarët më të mirë në Romë. Një ndër ta ishte edhe Ibrahimovici.

“Unë gjithmonë kam thënë se duhet të kesh kampionë në skuadër për të fituar. Unë shpresoja se Ronaldo, Ibrahimovici dhe të gjithë lojtarët më të mirë të botës do të vinin këtu”, ka thënë Totti.

“Dhe jo vetëm lojtarët më të mirë në botë për fazën e sulmit, por edhe mbrojtësit dhe mesfushorët më të mirë”.

“Por, për fat të keq, ne kishim një limit, nuk kishim mundësi financiare të shpenzojmë para për këta kampionë. Me të vërtetë, unë tentova t’i sjellë edhe këta njerëz të paimagjinueshëm në Romë”.

Përderisa Totti u pensionua nga futbolli verën e vitit 2017, Ibrahimovici është ende duke luajtur dhe së fundi arriti ta shënojë golin e 500-të të karrierës së tij, me klubin LA Galaxy.