Investimet aktuale dhe të planifikuara në komunën e Vallandovës ishin temë e takimit të sotëm të ministrit të Financave, Dragan Tevdovski dhe kryetarit të komunës Pero Kostadinov, të cilët së bashku i shqyrtuan punimet ndërtimore në bulevardin “Përvomajska”, që për momentin po rinovohet. Projekti po realizohet përmes njësisë projektuese të MSIP të Bankës Botërore në Ministrinë e Financave. Mjetet për realizimin e tij janë siguruar përmes BE-së.

“Bashkimi Evropian investon në projekte infrastrukturore. Partnerët tanë e mbështesin zhvillimin me mbi 90 milionë euro në vit”, theksoi ministri i Financave, Tevdovski.

Sipas tij, këto projekte janë të rëndësishme për ekonominë lokale, ndërsa për Qeverinë prioritet ka zhvillimi ekonomik.

Tevdoski potencoi se hyrja në NATO do të kontribuojë për rritjen e investimeve të huaja. Siguria është më e rëndësishme për investuesit.