Së paku një person ka humbur jetën dhe shumë shtëpi janë dëmtuar në disa fshatra të Iranit, pas goditjes së një tërmeti me magnitudë 5.6 shkallë të Rihterit.

Tërmeti e ka goditur sot territorin jugperëndimor të Iranit. Epiqendra e tërmetit ishte 200 kilometra në jug-perëndim të Zahedanit, në një thellësi prej 26 kilometrash.