Mbrëmë rreth orës 22:15 në një nga rrugët e Prizrenit një person ka nxjerrur armën nga vetura dhe ka gjuajtur në drejtim të disa personave.
Policia thotë se kanë gjetur identitetin e të dyshuarit, që ka iniciale D.S, i cili po vazhdon të jetë në arrati, shkruan gazetametro.net.
Policia thotë se i dyshuari nga vetura ka nxjerrë armën dhe ka gjuajtur në drejtim të një grupi që ndodhej në rrugë, mirëpo asnjë nga ta nuk është plagosur.
“Rreth orës 22:15, në rrugën “Agim Shala” në Prizren ka ndodhur një tentativë për vrasje. Pas hetimeve fillestare, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari D.S. nga vetura, ku ishte edhe me disa persona tjerë, ka shtënë me armë zjarri të llojit të panjohur në drejtim të viktimave, por për fat plumbi e ka goditur xhamin dhe frigoriferin e një dyqani”, thonë Policia rajonale e Prizrenit.
Ndërkohë, sipas Policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur një predhë e fishekut e një lloji të panjohur, e cila tani do të përdoret si provë.
Sidoqoftë, Policia thotë se po punon për të rënë në gjurmë të D.S, për ta arrestuar si të dyshuar për tentim vrasje.