Temperatura nën zeron sot në mëngjes janë matur në Berovë dhe Strumicë, ndërsa në qytetet e tjera përgjatë shtetit temperaturat e mëngjesit nuk janë më të larta se 10 gradë.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informojnë se në Berovë janë matur -5 gradë, në Strumicë – 1, në Petrovec të Shkupit, Mavrovë dhe Tetovë 0, Lazaropole 1, Shtip, Kriva Pallankë, Kumanovë dhe Demir Kapi 2, Manastir 3, Shkup, Prilep, Pozharane dhe Krushevë 4, Dibër 5, Gjurishte, Vinicë, Pretor dhe Gjevgjeli 6, Topollçani 7 dhe në Ohër dhe Dojran 8 gradë.

Gjatë ditës do të kemi mot me diell me vranësira të vogla, ndërsa pasdite vranësirat do të rriten, veçanërisht në pjesët jugore, ku do të ketë kushte për shi lokal afatshkurtër. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare juglindore. Temperatura maksimale do të lëvizë prej 19 deri në 25 gradë.

Gjatë fundjavës do të kemi mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa kohë pas kohe vranësirat do të rriten.