Rënia e funtës kundrejt dollarit dhe euros është thelluar pas deklaratës së kryeministres britanike, May, se ‘’dalja nga BE pa marrëveshje është më e mirë se një marrëveshje e keqe’’.

Funta ra nga 1% në 1.5% kundrejt dollarit në 1.3068, shkruan BBC.

Kundrejt euros, funta ra për 1.1% pas deklaratës së kryeministres britanike.

‘’Retorika se ‘’pa një marrëveshje është më mirë se një marrëveshje e keqe’’ është e keqe,  teksa dërrmon shpresat se një marrëveshje mund të finalizohet së shpejti’’, tha Hamish Muress, analist i valutës në OFX.

‘The British Chambers of Commerce’ paralajmëruan se mundësia që Britania e Madhe të largohet me ndonjë marrëveshje.

‘’Shumë firma janë shumë të brengosura për një përfundim të keq, dhe për ndikimin potencial në aftësinë e tyre për të tregtuar dhe zhvilluar. Të tjerat mund të zihen keq. Të dyja palët duhet të përpiqen që t’i shmangen këtij skenari.’’