Kjo është deponia gjigante që ndodhet në atarin e Komunës së Tearcës që prej tre vitesh. Edhe pse e njëjta është bërë tmerr i banorëve që jetojnë për rreth, ankesat e tyre vazhdojnë edhe më tej të hasin në veshë të shurdhër. Të lodhur nga premtimet boshe të autoriteteve, ata refuzuan të prononcohen përpara kamerës. I pyetur për këtë problem, kreu i Komunës së Tearcës përsëriti deklaratën e njejtë që e ka bërë edhe 4 herë më parë.

Neve, nga java e ardhshme, sepse tani janë në pyetje ditët, pra, nga dita e hënë, unë kam kontaktuar me ekipin nga ministria dhe më thanë se nga dita e hënë do të vinë në vendngjarje për të konstatuar gjendjen faktike dhe fillimin e punëve për nivelizimin e deponisë që është në mes të dy vendbanimeve”- thekosi Isen Asani, kryetar i Komunës së Tearcës.

“Këtë premtim, kreu i Komunës së Tearcës Isen Asani e ka dhënë disa herë për televizionin Alsat se, brenda një jave do fillojë pastrimi i tërësishëm i kësaj deponie. Por, përveç që nuk ka filluar pastrimi, deponia dita ditës shtohet, dhe tani ditëve të fundit është shfaqur edhe një problem shtesë ndotja e ajrit përmes djegies së deponisë”.

Premtim të ngjashëm për pastrimin e deponisë në komunën e Tearcës, kohë më parë bëri edhe Ministri i mjedisit Sadulla Duraku, por as deri më tani nuk ka ndërmarr asgjë për zgjidhjen e problemit.

Neve jemi në dijeni për këtë dhe jemi në bashkëpunim të ngushte me kreun e komunës dhe ndihma nga Ministria e Ambientit ka qenë dhe do jetë. Pra jemi duke u përgatitur dhe do të pastrohet kjo deponi”- u shpreh Sadulla Duraku, Ministër i Ekologjisë.

Deponia në fshatin Gllogjë të Komunës së Tearcës, është formuar 3 vite më parë me hedhjen e prurjeve të lumenjve në këtë vend që ishte i paraparë për stadium, dhe që atëherë, përveç që nuk është pastruar, e njëjta dita ditës mbushet edhe më shumë./Alsat-M

Bashkim Sulejmani