Të shtëna me armë janë dëgjuar para pak minutave në qytetin e Pejës.

Sipas burimeve të Indeksonline, nga këto të shtëna ka humbur jetën një person.

Ngjarja ka ndodhur saktësisht në afërsi të fabrikës së bukës.

Gjithashtu bëhet e ditur se njëri prej personave të kyçur në këtë rast ishte duke vozitur veturën e llojit ‘Passat’.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe Policia e Kosovës.

Ndërkohë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova ka konfirmuar se ka ndodhur një vrasje në Pejë.

“Vetëm mund të iu konfirmojë se në Pejë ka ndodhur një vrasje, detaje të tjera lidhur me rastin nuk kemi ende”, ka thënë Rugova.