Të paktën 44 persona e humbën jetën, kur në liqenin Viktoria në Tanzani u përmbys një trajekt, ndërsa personat zyrtarë druajnë se bilanci përfundimtar i viktimave do të mund të arrijë mbi 200.
Përfaqësuesi i rajonit Mvanza, Xhon Mongela, deklaroi se 37 persona janë shpëtuar.
Mongela tha se nuk mund të spekulohet sa i takon numrit të personave të cilët kanë qenë në trajekt, duke theksuar se e gjithë vëmendja është drejtuar nga aksioni për shpëtim.
Trajektet e tilla shpesh stërngarkohen me disa qindra pasagjerë.
Operacioni për shpëtim është ndërprerë gjatë natës, ndërsa sot do të vazhdojë.
Sipas vlerësimeve të para, trajekti “Nerere” i ka transportuar mbi 300 pasagjerë.
Në liqenin e njëjtë, në vitin 1996 në fatkeqësinë e një trajekti jetën e humbën mbi 500 persona.