Në takimin ndërmjet kryetarit të Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev dhe senatorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Ron Xhonson, është vlerësuar se referendumi është ngjarje historike, dhe qytetarët duhet të përfshihen dhe lirshëm të shprehen në mbajtejn e tij.

Xhonson dhe Zaev janë pajtuar se referendumi i suksesshëm është vendimtar për ardhmërinë e Republikës së Maqedonisë, dhe se qytetarët duhet ta shfrytëzojnë këtë gjasë, nëpërmjet lidhjeve në NATO dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian, dhe të ua hapë rrugën të rinjve për ardhmëri stabile dhe përparim ekonomik.

Siç njoftojnë nga Qendra për Informim e Qeverisë së Maqedonisë, senatori i SHBA-së, Xhonson ka shprehur impresionin e tij për vullnetin, dhe mënyrën se si Maqedonia dhe Greqia e kanë zgjidhur problemin prej dekadash me marrëveshjen e nënshkruar në Prespë.

Xhonson edhe në takimin me Zaev ka shprehur përkrahjen e SHBA-së, që Maqedonia të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s dhe të njëjtën e sheh si shembull të mirë për zhvillimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore, duke e paraqitur si shembull se në çfarë drejtimi janë duke shkuar shtetet e Ballkanit Perëndimor.