Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski sot realizoi takim me ministren gjermane të Mbrojtjes, Ursula fon der Lain.

Në takim, siç kumtoi VMRO-DPMNE është potencuar miqësia mes Gjermanisë dhe Republikës së Maqedonisë, si dhe përcaktimi strategjik i VMRO-DPMNE-së dhe shteti për anëtarësim në BE dhe NATO.

Në takim është biseduar edhe për ngjarjet aktuale politike në Maqedoni edhe për referendumin e ardhshëm.

Mickovski potencoi se Marrëveshja me Greqi është e papranueshme sepse është në kundërshtim me parimet e partisë, ndërsa në të ardhmen do të paraqet edhe mekanizëm juridik për bllokadë të integrimit të Maqedonisë në BE.

Bashkëbiseduesit, siç shtohet në kumtesë se integrimi i Maqedonisë në BE dhe NATO është kyçe për rritjen e standardit jetësor të qytetarëve si dhe proceset reformuese në jurisprudencë, shëndetësi dhe arsim dhe zhvillimi i përgjithshëm i shtetit.